Pedagogu: Më shkarkuan sepse mora pjesë në protesta; KUB thotë se cenova neutralitetin politik
Një pedagog ka bërë publik largimin e tij nga Kolegji Universitar i Biznesit, pas pesë vitesh e gjashtë muajsh punë, duke pretenduar se shkarkimi lidhet me pjesëmarrjen e tij në protesta dhe qëndrimet publike kundër qeverisë.
Sipas dokumentit të publikuar prej tij, institucioni argumenton se angazhimet politike të pedagogut kanë cenuar figurën, paanshmërinë dhe neutralitetin e kolegjit, duke krijuar perceptimin se institucioni ishte përfshirë në veprimtari politike.
Pedagogu i kundërshton këto pretendime, duke deklaruar se në asnjë protestë nuk është paraqitur si përfaqësues i universitetit dhe se qëndrimet e tij kanë qenë tërësisht personale.
“Nëse gjeni qoftë edhe një fjali ku jam paraqitur në protestë si pedagog ose përfaqësues i institucionit, do të kërkoj ndjesë publike”, shkruan ai.
Ai pretendon se largimi i menjëhershëm nga puna është kryer pa respektuar afatin e njoftimit dhe procedurën e dëgjimit. Sipas tij, vendimi iu komunikua verbalisht mëngjesin e 29 qershorit, ndërsa dokumenti zyrtar iu dërgua me email pasditen e së njëjtës ditë.
Pedagogu thotë se do ta ndjekë çështjen në institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke pretenduar se janë cenuar Kushtetuta, Kodi i Punës, ligji për arsimin e lartë dhe legjislacioni kundër diskriminimit.
Ai ngriti gjithashtu dyshime se nga emaili institucional janë tentuar të hiqen dokumentet që lidhen me shkarkimin, por theksoi se i ka ruajtur ato në një adresë tjetër. Deri tani, ky pretendim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
“Asgjë nuk mund të më ndalojë të shpreh mendimin tim. Sot, më shumë se kurrë, në protestë”, përfundon pedagogu, duke paralajmëruar përballje ligjore me institucioniight. Early reports indicate that investigators have identified several crucial leads, prompting renewed efforts at the scene.



