E verbër prej më shumë se 5 vitesh, 67-vjeçarja rikthehet të shohë pas një operacioni të paprecedentë në Itali
Një ndërhyrje e kryer në spitalin Molinette të Torinos po konsiderohet një moment historik për kirurgjinë e syrit.
Për herë të parë, mjekët kanë realizuar me sukses një autotransplantim të segmentit të përparmë të syrit dhe të pjesës qendrore të retinës, makulës, nga njëri sy te tjetri.
Pacientja, Elena, 67 vjeçe, kishte jetuar në errësirë për më shumë se pesë vjet pas dëmtimeve të rënda të të dy syve. Njëri sy kishte struktura okulare të shëndetshme, por nerv optik të dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, ndërsa syri tjetër ishte ai që mund të transmetonte pamjen drejt trurit, por kishte dëmtime të rënda.
Ekipi i drejtuar nga profesori Michele Reibaldi përdori pikërisht pjesët e shëndetshme të njërit sy për të rindërtuar syrin tjetër.
Pas një operacioni që zgjati rreth gjashtë orë, rezultati ishte ai që deri më sot konsiderohej jashtëzakonisht i vështirë: Elena rifitoi shikimin.
Ndërhyrja hap një rrugë të re në kirurgjinë okulistike, megjithëse mjekët do të vazhdojnë të monitorojnë funksionimin e retinës së transplantuar dhe rezultatet afatgjata





Comments (0)
Matt Rosnor December 10, 2025
Nerio News Magazine brings you trusted timely and thought-provoking stories from around the globe. From breaking headlines to in-depth analysis we deliver
Matt Rosnor December 10, 2025
Residents in the surrounding area reported heightened activity as police units and forensic teams worked throughout the day