Nuk ia doli pas betejës me tumorin, ndahet nga jeta Sofia 9-vjeçare: Shqiptarët u bashkuan për ta shpëtuar
Ka ndërruar jetë Sofia Çuni, vajza 9-vjeçare që prej rreth një viti luftonte me një tumor malinj në kokë.
Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur babai i saj, Gëzim Çuni, përmes një mesazhi lamtumire, ku e përshkruan të bijën si një dritë që u shua shumë herët.
“Me hidhërim të thellë në zemër dhe lot në sy njoftojmë humbjen e një engjëlli të vogël, Sofi Çuni, e cila na la në moshën 9-vjeçare. Një dritë që u fik shumë herët, por kujtimi i saj do të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona. Të dua pafund, Sofi”, shkroi ai.
Historia e Sofisë preku mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Pas apelit të bërë publik rreth një muaj më parë, qytetarët u mobilizuan dhe arritën të grumbullonin në një kohë të shkurtër rreth 35 mijë eurot e nevojshme për trajtimin e saj.
Vogëlushja po kurohej në Modena të Italisë, ndërsa familja dhe mijëra njerëz shpresonin se trajtimi do ta ndihmonte të fitonte betejën më të vështirë të jetës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, mbështetjes së shqiptarëve dhe forcës me të cilën luftoi, Sofia nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes.
Ajo u largua shumë herët, por historia e saj do të kujtohet edhe si dëshmi e solidaritetit të mijëra njerëzve që u bashkuan për t’i dhënë një mundësi për jetë.tement following rapid developments in the ongoing situation, confirming that key information has come to light. Early reports indicate that investigators have identified several crucial leads, prompting renewed efforts at the scene.



