Vatani News

Live News

September 8, 2026
Follow:

VATANI NEWS ju sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit tanë.

Vatani NewsEkonomi/BiznesMinistri Gonxhja: Shqipëria ka rritje të turizmit

Ministri Gonxhja: Shqipëria ka rritje të turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaron se Shqipëria renditet ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë, duke e cilësuar këtë si rezultat të investimeve, përmirësimit të infrastrukturës dhe promovimit të vazhdueshëm të vendit.

Sipas tij, turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, duke mbështetur mijëra familje, biznese dhe vende pune.

Gonxhja u ndal edhe te protestat, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore, por format e protestës nuk duhet të krijojnë imazhe pasigurie apo të dëmtojnë aktivitetin ekonomik.

Ai kërkoi më shumë përgjegjësi nga aktorët publikë, duke theksuar se reputacioni turistik i Shqipërisë është ndërtuar ndër vite dhe duhet trajtuar si një aset kombëtar.

Tags:
Share:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post