Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përsëritur retorikën e tij për Kosovën, duke deklaruar se Serbia nuk do të heqë dorë nga pretendimet territoriale dhe duke i kërkuar ushtrisë të jetë e përgatitur për çdo sfidë.
Gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj në Beograd, Vuçiç tha se Kosova është “pjesë e atdheut” sipas Kushtetutës së Serbisë dhe, siç u shpreh ai, edhe sipas “drejtësisë së Zotit”.
Ai u kërkoi Forcave të Armatosura të ruajnë gatishmërinë për mbrojtjen e interesave dhe sovranitetit të Serbisë, ndërsa theksoi se paqja mbetet prioritet.
Vuçiç sulmoi gjithashtu bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se në rajon po krijohen aleanca kundër Serbisë. Sipas tij, kjo situatë ka shtyrë Beogradin të rrisë investimet në modernizimin dhe armatosjen e ushtrisë. tuation, confirming that key information has come to light. Early reports indicate that investigators have identified several crucial leads, prompting renewed efforts at the scene.



