Vatani News

Live News

September 8, 2026
Follow:

VATANI NEWS ju sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit tanë.

Vatani NewsDokumentareDy gazetaret Zviceriane habiten nga Shqiptarët

Dy gazetaret Zviceriane habiten nga Shqiptarët

Dy gazetare të mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, kanë mbetur të impresionuara nga mikpritja që kanë hasur gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Ato ndodhen në vend për të realizuar një reportazh kushtuar mërgimtarëve që kthehen gjatë verës për pushime, por një prej gjërave që u ka bërë më shumë përshtypje ka qenë bujaria e njerëzve.

Gazetaret tregojnë se në shumë raste janë ftuar për kafe apo ushqim, ndërsa vendasit kanë refuzuar t’i lënë të paguajnë.

“Nuk po na lënë të paguajmë”, kanë treguar ato me habi, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të veçanta të vizitës së tyre.

Lynn dhe Carolin kanë veçuar gjithashtu spontanitetin e njerëzve në Kosovë. Sipas tyre, ndërsa në Zvicër takimet dhe aktivitetet zakonisht organizohen shumë më herët, në Kosovë ftesat dhe takimet lindin natyrshëm, shpesh në moment.

Reportazhi i 20 Minuten do të vazhdojë në disa qytete të Kosovës, ku gazetaret do të takojnë mërgimtarë dhe familje shqiptare për të sjellë nga afër atmosferën e verës dhe lidhjen e diasporës me vendlindjen. 

Tags:
Share:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post