Vatani News

Live News

September 8, 2026
Follow:

VATANI NEWS ju sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit tanë.

Vatani NewsLajme - RajoniZjarri në shtëpi i merr jetën nënës dhe dy fëmijëve të saj

Zjarri në shtëpi i merr jetën nënës dhe dy fëmijëve të saj

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Domen të Postribës, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu një banesë dhe u mori jetën një nëne 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të saj, 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:10. E reja kishte shkuar me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe Policisë u vështirësua ndjeshëm nga terreni i thepisur, pasi banesa ndodhej rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike. Kur ekipet mbërritën në vendngjarje, objekti ishte pothuajse tërësisht i shkrumbuar.

Familja mësohet se jetonte në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur shkakun e zjarrit dhe rrethanat e plota të tragjedisë. 

Tags:
Share:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post