Vatani News

Live News

September 8, 2026
Follow:

VATANI NEWS ju sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit tanë.

Vatani NewsLajme - RajoniDritan Demiraj sulmon ashpër Ramën: “Me ty ka vetëm një besë, largohu nga Shqipëria”

Dritan Demiraj sulmon ashpër Ramën: “Me ty ka vetëm një besë, largohu nga Shqipëria”

Dritan Demiraj sulmon ashpër Ramën: “Me ty ka vetëm një besë, largohu nga Shqipëria”

Ish-ministri Dritan Demiraj ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas debatit që lidhet me rastin e një nëne dhe djalit të saj të sëmurë, për të cilët sipas tij qytetarët u mobilizuan brenda ditës duke mbledhur miliona lekë.

Demiraj e akuzon Ramën se është tallur me vuajtjen dhe varfërinë e qytetarëve, ndërsa thekson se “nuk është turp të jesh i varfër apo autik”, por turp, sipas tij, është mënyra se si qeveriset vendi.

Në statusin e tij, Demiraj përdor një gjuhë shumë të ashpër ndaj kryeministrit dhe Rilindjes, duke i akuzuar për vjedhje, shkatërrim të vendit dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Ai i përgjigjet gjithashtu thirrjes së Ramës për “besë”, duke shkruar se kryeministri, sipas tij, nuk ka të drejtë ta kërkojë atë nga qytetarët.

“Me ty ka vetëm një besë: largohu dhe zhduku ti dhe Rilindja nga Shqipëria”, shkruan ndër të tjera Demiraj në reagimin e tij. 

Tags:
Share:

Comments (1)

  • A WordPress Commenter July 20, 2026

    Hi, this is a comment.
    To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
    Commenter avatars come from Gravatar.

    Reply

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post