Vatani News

Live News

September 8, 2026
Follow:

VATANI NEWS ju sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit tanë.

Vatani NewsTeknologjiSukses për nxënësen Eda Bahtiri, fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare “SiL English 2026”

Sukses për nxënësen Eda Bahtiri, fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare “SiL English 2026”

Sukses për nxënësen Eda Bahtiri, fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare “SiL English 2026”

Nxënësja Eda Bahtiri ka shënuar një rezultat të shkëlqyer në testin ndërkombëtar të gjuhës angleze “SiL English 2026”, duke u vlerësuar me medaljen e artë.

Sipas certifikatës së lëshuar më 12 korrik 2026, Eda ka konkurruar në nivelin SiL Level 3, duke përfaqësuar shkollën “Qamil Batalli”.

Testi “SiL English” prezantohet nga organizatorët si një sistem vlerësimi i hartuar nga të diplomuar të Universitetit të Oxfordit dhe i mbështetur nga profesionistë të arsimit në vende të ndryshme.

Ky rezultat është dëshmi e punës, talentit dhe përkushtimit të Edës në mësimin e gjuhës angleze, si dhe një sukses që gëzon familjen, mësuesit dhe shkollën e saj.

Urime Edës për medaljen e artë dhe suksese të tjera në rrugëtimin e saj arsimor!

Tags:
Share:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post