Cucurella përlotet teksa flet për djalin e tij me autizëm: “Kur e shoh keq, vuaj sepse nuk di si ta ndihmoj”
Marc Cucurella njihet në fushën e futbollit për energjinë, karakterin luftarak dhe flokët e tij të dallueshme, por pas figurës së fortë të mbrojtësit spanjoll qëndron historia e ndjeshme e një babai që përpiqet çdo ditë të kuptojë dhe të mbështesë djalin e tij.
Futbollisti ka folur hapur për Mateon, djalin e tij që është në spektrin e autizmit, duke pranuar se familja ka kaluar momente të vështira, veçanërisht në fillim, kur nuk dinin gjithmonë si të kuptonin nevojat e tij.
“Kur e shoh se po kalon keq, vuaj shumë. Ndonjëherë nuk di si ta ndihmoj”, ka rrëfyer Cucurella mes emocionesh.
Ai ka treguar se përshtatja e Mateos në një shkollë të zakonshme ishte e vështirë, ndërsa gjetja e një ambienti më të përshtatshëm e ndihmoi djalin të ndihej më mirë dhe të përparonte.
Sipas Cucurellës, jeta me një fëmijë në spektrin e autizmit e mëson prindin të shohë ndryshe çdo hap të vogël.
“Kur arrin diçka, edhe një përparim i thjeshtë të jep shumë më tepër kënaqësi”, ka thënë ai.
Futbollisti ka bërë të ditur gjithashtu se mirëqenia e djalit është një nga gjërat kryesore që familja merr parasysh sa herë që duhet të zhvendoset në një qytet të ri. Para karrierës dhe futbollit, ai kërkon të sigurohet se Mateo do të ketë shkollën, kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme.
Për Cucurellën, fitoret më të mëdha nuk maten vetëm me trofe apo rezultate në stadium. Ato janë përparimet e përditshme të djalit të tij dhe buzëqeshja e një fëmije për të cilin ai përpiqet të jetë çdo ditë një baba më i mirë. ight. Early reports indicate that investigators have identified several crucial leads, prompting renewed efforts at the scene.



