Vatani News

Live News

September 8, 2026
Follow:

VATANI NEWS ju sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë, të besueshëm dhe të përditësuar për lexuesit tanë.

Vatani NewsEkonomi/BiznesShqipëria dhe Katari drejt partneritetit strategjik, qeveria miraton marrëveshjen në parim

Shqipëria dhe Katari drejt partneritetit strategjik, qeveria miraton marrëveshjen në parim

Shqipëria dhe Katari drejt partneritetit strategjik, qeveria miraton marrëveshjen në parim

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Shtetit të Katarit për forcimin e bashkëpunimit strategjik në fusha me interes të përbashkët.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të 22 korrikut, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe në mbështetje të Kushtetutës e ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.

Miratimi në parim përbën hapin e parë formal drejt një partneriteti më të gjerë mes Tiranës dhe Dohas. Megjithatë, në vendim nuk bëhen të ditura ende projektet konkrete, sektorët që do të përfshihen apo vlera e mundshme e investimeve.

Marrëveshja vjen pas intensifikimit të kontakteve politike ndërmjet dy vendeve. Në nëntor të vitit 2025, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Doha, ku u takua me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Në takim u diskutua për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për çështje me interes të përbashkët.

Hapi i ri pritet t’i hapë rrugë negociatave dhe marrëveshjeve më konkrete, me fokus të mundshëm në ekonomi, investime, inovacion dhe projekte zhvillimore. Në dhjetor 2025, ministrat e Financave të dy vendeve kishin diskutuar gjithashtu mundësitë për projekte të përbashkëta në investime, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.  to light. Early reports indicate that investigators have identified several crucial leads, prompting renewed efforts at the scene.

Tags:
Share:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post